Sipas Ramzan Kadyrov, Amerika nuk po i bën asgjë të mirë Ukrainës, por ajo ka nevojë për një shtet në të cilin të vendosë bazën e saj, transmeton Kosova Post.
Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po përdorin Ukrainën për të ngritur një bazë ushtarake në territorin e saj, duke shtuar se nëse ai do të kishte qenë në vend të presidentit rus Vladimir Putin, ai do të kishte “pushtuar Ukrainën një shume kohe me pare”.
Kadyrov tha se fqinji më i afërt i Rusisë është Ukraina dhe se bëhet fjalë për popujt sllavë, transmeton RIA Novosti.