Ambasada kineze në Londër, reagon ashpër ndaj deklaratave të udhëheqësve të vendeve anëtare të G7 dhe vlerësoi skjo është ndërhyrjeje në punët e saj të brendshme duke bërë thirrje për të ndalur shpifjet ndaj Kinës, transmeton Kosova Post.
Udhëheqësit e G7 në një takim në Britani të dDielën i bënë thirrje Kinës për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në rajonin kryesisht mysliman të Sinjiang, bëri thirrje gjithashtu për një shkallë të lartë të autonomisë në Hong Kong dhe theksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Tajvan.
Ambasada kineze në Londër, reagoi ashpër dhe pshprehu paknaqësi ndaj deklaratave lidhur me shkeljen e të drejtave muslimane në Sinjiang, Hong-Kong e Tajvan, duke theksuar se “u deklaruan fakte të shtrembëruara dhe qëllime ogurzezë të disa vendeve, të tilla si Shtetet e Bashkuara”, raportoi Reuters.
Në deklaratën e Ambasadës Kineze në Londër, ndër të tjera thuhet se do të ishte më e dobishme të promovohej bashkëpunimi ndërkombëtarë derisa jemi në mes të pandemisë së virusit corona dhe ngadalësimit ekonomik global, se sa të provokohet konfrontimi dhe ndarja.
“Ndërhyrja në punët e brendshme të Kinës nuk lejohet dhe askush nuk duhet të shpifë për Kinën dhe të rrezikojë interesat e saj. Ne do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona kombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo padrejtësi dhe sulm,” thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës Kineze në Londër./Kosova Post/