Qeveria gjermane ka shpallur 20 vende si zona me rrezik të lartë për shkak të shifrave të larta të infektimeve. Mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.
Për shkak të shifrave të larta të Coronës, vendet e BE duan ta bëjnë sa më pak atraktiv udhëtimin. Të enjten krerët e qeverive dhe shteteve të BE ranë dakord që për shkak të variantit të ri të rrezikshëm të virusit, të mënjanohen sa më shumë udhëtimet, por kufijtë të mbeten të hapur për mallrat dhe personat që duhet të udhëtojnë në kufij për shkak të vendit të punës.
Gjermania del në krye dhe ashpërson tanimë nga e diela rregullat e udhëtimit. Më shumë se 20 vende shpallen zona me rrezik të lartë infektimi, ku vlejnë rregulla të ashpërsuara. Sipas njoftimit të Institutit Robert Koch të premten këtu bëjnë nga vendet brenda Bashkimit Europian Estonia, Letonia,Lituania, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Çekia. Kurse nga vendet jashtë BE futen SHBA, Egjipti, Izraeli, e të tjera, por edhe vende të Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.