Amir Rrahmani bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Kosovës.
Futbollisti i Napolit i inspiroi “Dardanët” drejt fitores së pastër me rezultatin 3-0 ndaj Qipron në Ligën e Kombeve.
Gjithashtu, Rrahmani shënoi edhe golin e parë të vendësve pas një veprimi individual, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmë.
Për këtë, UEFA e përfshiu kapitenin kosovar në ekipin ideal të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
30-vjeçari u vlerësua me notën 8.4.