Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon me shpejtësi të madhe, një veprim erdhi nga Ukraina erdhi që tërhoqi reagimin e presidentit francez Macron, transmeton Kosova Post.
Macron u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të negociojnë “rreth një tavoline” me Putinin. Për këtë thirrje të liderit francez pati një përgjigje të ashpër nga Ukraina.
Përgjigja nga Ukraina ndaj kësaj thirrjeje të liderit francez nuk vonoi. Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhail Podolyak, ka reaguar ashpër ndaj Macron.
Podolyak e denoncoi atë se kishte menduar të fliste me ‘diktatorin e Kremlinit’ pasi që u shkatrruan e Ukrainës.
Podolyak nënvizoi se këto fjalë të Macron tregojnë se ai “keqkuptoi plotësisht” pushtimin rus.
Gazeta britanike “Daily Mail” ua prezantoi këtë zhvillim lexuesve të saj me komentin se “Ukraina e goditi dje me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron”./KosovaPost/