Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e shpalli konsullin rus në Odesë, persona non grata dhe e urdhëroi atë të largohej nga Ukraina deri më 30 prill, transmeton Kosova Post.
Ministria gjithashtu protestoi për dëbimin e zyrtarëve nga ambasada ukrainase në Moskë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikoljenko, deklaroi të hënën se Ukraina, do ti përgjigjet shpejtë Rusisë me reciprocitet pasi ajo dëboi diplomatin ukrainas.