Forcat ukrainase po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së industrisë ruse të naftës.
Mediat ruse raportojnë se në flakë është rafineria më e madhe e naftës në Rusi.
Sipas mediave lokale, një nga njësitë e përpunimit të naftës është duke u djegur dhe zona e zjarrit ka arritur në 300 metra katrorë.
Rafineria e naftës Omsk është më e madhja në shtetin rus.
Kapaciteti i saj është 22 milionë tonë naftë në vit dhe numri i të punësuarve i kalon 3500.
Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i ka kërkuar Ukrainës të mos sulmojnë rafineritë e naftës në territorin e Rusisë.