Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 152.772 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit, transmeton Kosova Post.
Numri i personave që kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) në Ukrainë tejkaloi 4 milionë, shkruan AA.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 152.772 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar është më shumë se 5.4 milionë ndërsa numri i atyre që morën dy doza arriti në 4.012.016.
Vaksinimi masiv në Ukrainë filloi më 24 shkurt.
Popullsia e përgjithshme e Ukrainës është rreth 43.7 milionë.