Sot në Itali janë shënuar 136 viktima nga koronavirusi. Numri i fataliteteve ka pësuar një ulje krahasuar me dje që ishin 182.
Të infektuarit sot ishin 6659 nga 294686 testime që u bënë. Ashtu si vdekjet edhe të prekurit sot kanë pësuar ulje, pasi dje ishin 7567 të infektuar nga 298186 teste.
Në kujdesin intensiv ndodhen 1805 pacientë, ndërsa sot numri i atyre që fituan betejën me sëmundjen raportohet se ishte 13292.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, të shtruar në spital me simptoma janë 12493 qytetarë. Aktualisht pozitivë në Itali janë 332830 persona./ Abcnews.al