Kanceri i zorrëve – një formë e zakonshme e kancerit kolorektal – po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në vendet perëndimore.
Faktorët e rrezikut janë të shumanshëm, por pasiviteti fizik dhe pesha e tepërt besohet se janë dy shtytësit kryesorë të sëmundjes. Sipas ekspertëve, qëndrimi në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojave mund të mbartë gjithashtu një rrezik të kancerit të zorrëve.
Doktoresha Deborah Lee vëren se një numër i madh studimesh epidemiologjike tregojnë për kapsllëkun kronik si një faktor rreziku kryesor për kancerin e zorrëve.
Për më tepër, 63 për qind e rasteve të kancerit të zorrëve janë të përqendruara në vendet perëndimore.
Ajo vazhdoi: “Të ulesh ka më shumë gjasa të shkaktojë kapsllëk sesa të rrish në formë të ‘squat’. ‘Squat’ është një pozicion i natyrshëm për kryerjen e nevojave, është i përshtatshëm për qëllimin në shumë mënyra”.