Që nga java e kaluar Sindikata e punonjësve të shërbimit mjekësor kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë aktuale, në lidhje me ligjin e pagave, shkruan KosovaPost.net.
Me ligjin e pagave të hartuar gjatë qeverisjes së kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj nuk janë të kënaqur as mësimdhënësit. ku edhe ata gjatë muajit shkurt pritet të dalin në grevë si pasojë e mos zbatimit të këtij ligji si dhe kontratave kolektive të nënshkruara vite më parë, por të cilat nuk janë zbatuar asnjëherë.
Urologu Xhevdet Çuni ka shprehur pakënaqësitë edhe në rrjetin e tij social, Facebook, duke iu kërkuar deputetëve që të i zbresin rrogat e tyre në 600 euro, nëse duan kështu të tregojnë “atdhedashurinë”.
“Dhune, viktima, ngaterresa familjare dhe prape Reciklim dhune…!
Mungesa e Programeve Edukative dhe Arsimore neper shkolla, ne programet televizive dhe ne familjet tona po e bejne Kosoven tone te brishte çdo dite e me shume Arene te gladiatoreve! Nuk ka asnje dite te vetme qe sallat operative emergjente ne QKUK nuk trajtojne rastet e tilla kur nuk kemi as kohen e nevojshme qe paraprakisht ti diagnostikojme si duhet por urgjent duhet t’i fusim ne salla operative se koha nuk pret! Shpenzojme materialet mjekesore te nevojshme per te semure te tjere qe presin zgjidhje operative, i dermojme kirurget kujdestar deri ne oret e mengjesit te dites se ardhshme, konsumojme rezervat e Transfuzionit dhe e demtojme akoma me shume edhe ashtu te dermuar Shendetesine kosovare!
Pas tere ketyre ngjarjeve tmerruese edhe per vete Gladiatoret e Athines, keta supernjerez i detyrojme te bejne Greve per te drejta bazike!
Athua a do te ishte me mire sikur Deputetet, Gjyqesori dhe shume e shume pozita te tjera ne Kosove ta tregojne atdhedashurine e tyre duke zbritur rrogat e tyre ne Sistemin publik ne 600 Euro aq sa i merr nje mjek me shkollim superior dhjetera here me te gjate se sa ai i tyre!
Atehere sigurisht se do te kishim Fonde per specializantet, pensionistet, artistet, arsimtaret, policine, Fsk ,OVL, te semuarit me nje fjale per te gjithe!
Atehere besoj se te gjithe ne, Kosoven do ta kishim dashur me shume dhe njesoj!”, ka shkruar Çuni.