Ushtarë amerikanë dhe gjermanë të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it kanë marrë pjesë në një kurs taktik luftarak në kampin Bondsteel në Kosovë për t’u kujdesur ndaj viktimave.
“Ky trajnim u organizua nga ekipi i shërbimeve veterinare të Forcave të Kosovës për t’i njohur ushtarët e KFOR-it me aftësitë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë efektive një qen ushtarak të lënduar në një mjedis operativ”, tha misioni paqeruajtës i NATO-s.
Këto përpjekje, KFOR-i tha se “janë pjesë e misionit të përditshëm për të ofruar mbështetje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
KFOR-i përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, thuhet në një postim në Facebook.
KFOR-i thotë gjithashtu se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).


























