Skuadra antieksplozivë e Ushtrisë Shqiptare në NATO ka kryer një stërvitje në kampin Adazi në Letoni.
Në njoftimin e Aleancës thuhet se ushtarët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre të avancuara duke përdorur edhe teknologjinë më të fundit në shtetin fqinj me Rusinë.
“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në postimin e NATO-s në Facebook, ku janë publikuar edhe disa foto nga trajnimi. /Telegrafi/