Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me anë të një postimi në Facebook.
“Kisha kënaqësinë të takoj sot pjesëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari e cila është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh FSK-në më të ndritshme dhe më të përkushtuar duke marrë pjesë në një nga institucionet kryesore ushtarake në botë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Abbott.
Ai e ka quajtur arritje e madhe për FSK-në të marrë pjesë në institucione të rëndesishme si Mbretëria e Bashkuar.


























