Ushtarët amerikanë vazhdojnë patrullimet ne veri të Kosovës me qëllim të ofrimit të lëvizjes së lirë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it njofton se Xakari Berry, udhëheqës i togës së 3-të, udhëheq ushtarët në një patrullë rutinë në Leposaviq të Kosovës.
Në njofitm thuhet se gjatë patrullimeve, ushtarët Komandës Rajonale të Lindjes ecin nëpër komunitete duke e bërë praninë e tyre të dukshme dhe të mirëpritur ndërveprimin me qytetarët vend Patrullat ofrojnë siguri për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Populli i Kosovës dëshiron të ndihet i sigurt në komunitetet e tyre”, tha Berry.
Më tej ai thekson se patrullat ofrojnë atë siguri për qytetarët vendas që të ndihen të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë në komunitete çdo ditë në mënyrë që ata ta dinë se ne jemi këtu për ta.
Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it është i përkushtuar drejt ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë siç mandatohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.