Raportohet se Forcat e Armatosura të RDK-së (FARDC) rimorën rajonin Talya në qytetin Beni, i cili ishte nën kontrollin e grupit rebel Forcat e Aleancës Demokratike (ADF), transmeton Kosova Post.
Në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ushtria ka rimarrë kontrollin e rajonit Talya në lindje të vendit, të mbajtur nga grupi rebel Forcat e Aleancës Demokratike (ADF), shkruan AA.
Në mediat lokale thuhet se Forcat e Armatosura të RDK-së (FARDC) rimorën me një operacion ushtarak rajonin Talya në qytetin Beni, i cili ishte nën kontrollin e grupit rebel ADF.
Në lajm theksohet se do të vazhdojnë operacionet e ushtrisë në rajon.
Presidenti Felix Tshisekedi më 7 maj të vitit 2021 shpalli rrethim ushtarak për të garantuar sigurinë në provincat lindore të vendit, Kivu Verior dhe në Ituri.
Më tej, thuhet se që nga viti 2014 të paktën 6.000 civilë kanë vdekur në sulmet e ADF-së që vepron në lindje të vendit.
Lindja e vendit, ku ndodhet kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, ka qenë skenë e sulmeve dhe përplasjeve nga grupet e armatosura që janë përpjekur të kontrollojnë minierat si ari dhe kobalti për 20 vjet. Në sulmin e grupeve të armatosura humbën jetën mijëra civilë.