Ushtria ukrainase ka publikuar një vlerësim të ri të humbjeve të forcave ruse gjatë pushtimit të Ukrainës.
Sipas ushtrisë ukrainase, thuhet se ata kanë vrarë më shumë se 195 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës me 24 shkurt të vitit të kaluar.
Po ashtu gjatë ditës rusët bombarduan Kherson gjatë natës, duke plagosur dy persona, tha sot në mëngjes zyrtari lokal Jurij Sobolevski. Ai shtoi se më shumë se 27 sulme në zonat e banuara në rajonin e gjerë Kherson u raportuan sot.
Ukraina raportoi këtë mëngjes se forcat ruse po bombardojnë Kharkiv. Zyrtarët lokalë thonë se disa shtëpi janë goditur nga predha në Kupjansko dhe se ka pasur zjarre në shtëpi dhe garazhe. Ata shtuan se katër makina janë shkatërruar, por se nuk ka viktima.