Bordi arsimor në Los Angeles i cili është rajoni i dytë më i madh arsimor i vendit, pranoi me një votim që nxënësit mbi 12-vjeç të vaksinohen në mënyrë që ata të mund të ndjekin shkollën, transmeton Kosova Post.
Qyteti Los Angeles në SHBA e bën të detyrueshëm vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) për nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, shkruan AA.
Bordi arsimor në Los Angeles i cili është rajoni i dytë më i madh arsimor i vendit, pranoi me një votim që nxënësit mbi 12-vjeç të vaksinohen në mënyrë që ata të mund të ndjekin shkollën.
Në këtë mënyrë, Los Angeles bëhet rajoni i parë më i madh arsimor në vend që e bën të detyrueshëm vaksinimin në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.
Në Los Angeles kërkohet që të kenë përfunduar të dy vaksinat deri në fund të tetorit nxënësit që marrin pjesë në aktivitetet sportive dhe të tjera, si dhe deri më 19 dhjetor për nxënësit e tjerë.
Nga mesi i korrikut e deri në mesin e gushtit u shënuan rritje të mëdha në rastet e fëmijëve të prekur me COVID-19. Me hapjen e shkollave me rregulloren për maska dhe testime në shkolla, më pas në Los Angeles u shënuan rënie në numrin e rasteve.
Në rajonin ku vazhdojnë shkollën mbi 600 mijë nxënës, ishte e detyrueshme kryerja e testit për COVID-19 një herë në javë për të gjithë nxënësit dhe punonjësit e arsimit.