Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton se sot është vaksinuar babai i saj 81-vjeç, shkruan Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Arsyeja pse gjithmonë me dashuri dhe respekt i shikoja mantelbardhët ishte se ishim rritur nga një mantelbardhë, Babi pneumoftiziolog Adem Kusari.
Reklamë
Spitalin asnjëherë nuk e kam shikuar me frikë sikur e kanë fëmijët zakon, por me admirim dhe vlerësim për punën që bëhet aty.
Sot si asnjëherë më parë në historinë tonë të re, beteja për jetën dhe shëndetin zhvillohet nën ngarkesën dhe kufizimin e madh aty ku Babi e kaloi jetën e tij, në spitalet anë e mbanë vendit dhe në tërë botën.
Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie.
Erdhi radha e tij si 81 vjeçar të vaksinohet ashtu si do të duhej të vaksinoheshin të gjithë pa asnjë hezitim dhe frikë nga ajo që është i vetmi shpëtim nga pandemia.
#vaksinohu #AntiCovid19