Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si dhe njëra nga viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, ka rrëfyer për mediumin zviceran ‘Srfnews’, se cilat janë arsyet pse ajo i është futur politikës si dhe ka treguar nëse ajo do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
Mbi 20 mijë femra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, nga forcat serbe.Lidhur me këtë mediumi zviceran ka realizuar një intervistë me njërën nga të mbijetuarat e kësaj dhune në Kosovë. Bëhet fjalë për Vasfije Krasniqi Goodman.
Ajo gruaja e parë që ka dalë publikisht dhe ka rrëfyer për dhunën seksuale që i kanë bërë ushtria e Serbisë, gjatë luftës.Vasfije Krasniqi Goodman për mediumin zviceran thotë se nëse do të jetë ajo pjesë e dialogut me Serbinë, do të ia përmend të gjitha krimet që ky shtet ka kryer në Kosovë, pasi që ajo është dëshmitare e gjallë e këtyre krimeve e dhunimeve.“Në Kosovë, viktimat e dhunës seksuale stigmatizohen nga familjet e tyre dhe shoqëria,” thotë parlamentarja kosovare Vasfije Krasniqi Goodman.
Krasniqi Goodman, vetë viktimë e përdhunimit, dëshiron ta ndryshojë atë dhe tani po e bën atë në parlamentin kosovar.