Ka hyrë në ditën e dytë greva e artistit Sokol Plakolli, të cilën ai e ka filluar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Kosova Post.
Artisti dhe regjisori Sokol Plakolli ka thënë për Kosova Post se greva e tij mund të zgjasë për gjatë kohë.
Ai ka treguar se dje në takimin me Ministrin Hajrullah Çeku, i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me zhvillimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK).
“Ministri është djalë i mirë, po nuk mundet me i zgjedhë këto probleme. Për këso rastesh duhet me qenë shpatë!” – tha ndër të tjera.
Plakolli ankohet se çështja e zgjedhjes së drejtorit artistik, pozitë për të cilën ka kandiduar disa herë, është zvarritur pa ndonjë arsye.
Ai ka thënë se do të qëndrojë këtu para ministrisë, çdo ditë, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, deri në momentin kur kërkesat e tij do të merren në konsideratë./KosovaPost/