Një skiatore ka vdekur sot në Brezovicë. Indeksonline ka raportuar se viktima e nacionalitetit serb është lënduar gjatë kohës sa po skijonte dhe se nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizat, Kanun Veseli, ka thënë për IndeksOnline tha se viktima femër së pari është dërguar në Shtërpcë dhe pas ndihmës së parë është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku dhe ka ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreh 15 vjeçare.
Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Veseli..