Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se familjarët e kanë dërguar foshnjën në Qendrën Emergjente, ku është konstatuar vdekja e foshnjës, shkruan Kosova Post.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Ky është raporti i plotë i policisë për këtë rast:
“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.”
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion./KosovaPost/