Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari, Armando Kazma, i cili u dëmtua pasi stuhia rrëzoi tendën e një stadiumi të mbyllur në Sarandë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” në qytetin e Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, tenda është rrëzuar për shkak të përkeqësimit të motit.
Shtetasi A.K u dërgua me urgjencë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.