Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur.
Disa media në Shqipëri raportojnë se Nishani ishte i shtruar në gjendje shumë të vështirë në një spital në Gjermani tash e disa muaj.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, një ndër të cilave si ministër i Brendshëm./Euronews.al