Një aksident me fatalitet është raportuar mbrëmë në Arllat.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësorë i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
I dyshuari në këtë rast që po drejtonte makinën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani mbetet i paidentifikuar./


























