Në kuadër të raporti ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, pasi mori ndihmë mjekësore, përcjell KosovaPost.
Siç njofton Policia përmes raportit, viktima kishte kërkuar trajtim mjekësor, mirëpo pas dhënies së ndihmës mjekësore, i njëjti ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi:
“Prishtinë 01.03.2022 – 21:24. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, mirëpo pas dhënies së ndihmës mjekësor, i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
FO