Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me reagimin e tij nga presidentes, Vjosa Osmani për marrëveshjen e Washingtonit, transmeton KosovaPost.
Vela përmes Twitter-it, tha se rendi kushtetues i Kosovës nuk është cenuar nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, por “nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti”.
“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkruan Vela në Twitter.
Vela tutje thotë se “Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të”.