Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Lidhur me këtë vizitë ka reaguar Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili ka thënë se derisa shefja e shtetit të Kosovës takohet me liderët e G7 dhe promovon bashkëpunimin rajonal, ai i Serbisë takohet me “keqdashësin e rajonit’, Putinin.
“Ndërsa presidentja Vjosa Osmani punon me liderët e G7-ës për të promovuar bashkëpunimin e bazuar në vlera që ankoron të ardhmen euroatlantike për Kosovën dhe rajonin, Vuçiqi i Serbisë takohet me Putinin e Rusisë dhe promovon rolin e tij prishës dhe keqdashës në rajon. Një kontrast i qartë vlerash”, thotë Vela në Twitter.
While President @VjosaOsmaniPRKS works with G7 leaders to promote value-based cooperation that anchors Euro-Atlantic future for #Kosovo and the region, #Serbia’s Vučić meets with #Russia’s Putin and promotes its spoiler and malign role in the region. A clear contrast of values!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 25, 2021