Vëmendje nëna: Këto vitamina duhet t’ia jepni patjetër foshnjës suaj

Vëmendje nëna: Këto vitamina duhet t’ia jepni patjetër foshnjës suaj

Pas lindjes së fëmijës këshillat në lidhje me përdorimin e vitaminave do të jenë të llojllojshme dhe shpesh ju nuk do të jeni në gjendje të gjykoni se cila është e duhura.

Ushqyerja dhe vitaminat
Përdorimi i vitaminave varet nga mënyra e ushqyerjes së fëmijës. Qumështi i gjirit është ushqimi më i përkryer, por nuk i siguron organizmit të fëmijës sasinë e duhur të vitaminës D dhe hekurit.

Në këtë rast mjeku mund t’ju udhëzojë të përdorni një sasi të caktuar të vitaminës D duke filluar që në ditët e para të lindjes.

Fëmijët që ushqehen pjesërisht ose plotësisht me qumësht gjiri kanë nevojë për 1 mg/kg duke filluar nga muaji i 4 dhe deri në ditën kur fëmija do të fillojë të konsumojë ushqime me përmbajtje hekuri.

Disa lloje vitaminash D (flakonat) përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën A dhe C e cila ndihmon edhe në përthithjen e hekurit.

Si mund t’ja japim fëmijës vitaminën?

Këtë mund ta bëni para ose pas ushqyerjes, dhe nëse fëmija ushqehet me biberon mund t’ja hidhni në qumështin e shtrydhur.

Po kur fëmija ushqehet me formulë?

Zakonisht qumështi i formulës i ka të gjitha vitaminat që i duhen një bebe. Megjithatë këtë duhet ta vlerësojë mjeku në varësi të sasisë së qumështit që pi fëmija gjatë ditës.

Në momentin që ai fillon ushqimet e ngurta dhe pi më pak qumësht formule, mjeku mund të rrisë sasinë e vitaminës D si edhe hekurit./Pernenat.al/

You may also like

Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e