Shkruan: Basir Çollaku
“Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër..” Thoshte Ronald Regan.
E me sa duket ndodh gjithnjë fakti, se qeveritë nguten të na thonë çfarë kanë bërë, por gjithnjë harrojnë të përmendin se çfarë nuk kanë bërë.
Edi Rama, është kalbëzuar si askush tjetër, nga lidhjet me botën e nëntokës, por sundimi mafioz i çdo pushteti, bën atë përdorues dhe sponsorizues të realiteteve jashtë tij. Natyrisht me lobingje e financime të çdo lloji, për të kapërcyer problemin te kundërshtari.
Realisht sot, kundërshtari i tij politik, i vetmi të cilit Edi Rama i trembet se i cenon pushtetin, është Sali Berisha. Dalja në një protestë mbarëkombëtare të shqiptarëve votues dhe jo të Berishës, por me ftesë të tij, në revoltë masive kundër kryeministrit Rama, ka alarmuar atë, duke e detyruar të kthejë qokat jo fort surprizë kundër kreut të PD.
Ndoshta lobuesi i tmerrpagaur, i fort akuzuari Tony Blair, ka shërbyer jo keq. Ndoshta. Dhe njoftohet një vendim britanik për mosdhënie vize udhëtimi të Berishës në Angli, me pretendime të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin. Kanë gjetur shembuj dosjesh para 14 vitesh, ndonëse drejtësia me vendime, nuk u jep të drejtë në pretendime.
Por drejtësia, kërkon vitet e saj të flasë, me provat, dëri më sot të munguara. Ka nuanca tallavaje jo pak në këto hsitori, ku zëdhënës, lajmëruesi i parë bëhet kryeministri Rama. Diplomatët ia thonë atij njëherë dhe pasi ai bie dakort, e marrin vesh edhe të tjerët ?? Ata e dine!
E megjithatë Rama është në hall të stërmadh.
Shqipëria është në një emergjencë kombëtare, për të hequr nga kurrizi regjimin më të korruptuar, kriminal, e plaçkitës, pas viteve 90-të, krahasueshëm me diktaturën e Enver Hoxhës. CIA, DEA, shërbimet sekrete britanike, izraelite, gjermane, italiane, franceze, e dinë të gjithë katrahurën shiptarë gatuar nga kjo qeveri, nga ky kryeministër.
Një dosje si ajo e inceneratorëve me një ministër, një deputet e dhjetë zyrtarë në qeli, e një dyzinë në hetim, për vjedhje të gjysëm miliardi euro, është akuzë për Organizatë Kriminale, siç Kodi Penal përcakton në nenin 28 të tij, ndaj gjysmës së qeverisë përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe gjysmën e krybashkiakëve, ku kryeson Erion Veliaj.
Ky është krim dhe korrupsion stërprovuar, por autoritetet dhe ambasadat, janë disi në hall të thonë ndonjë fjalë për këtë masakër parash publike. Raportet e vendeve të tyre janë të zeza, për krimin e korrupsionin në Shqipëri. Në Portin e Durrësit e pika të tjera doganore, trafiku i drogës, kryesisht KOKAINA, kërcen napolonin sipas qejfit me tonelata.
Një javë më parë dolën 1000 kile nga Porti Durrësit, si të ishin karamele. Është tolerancë kjo se paratë e drogës në Shqipëri nuk shkojnë për terrorizëm? Edi Rama është i pari përgjegjës për këtë leje, e sigurisht taksat ai i merr një më një, natyrisht me përqindje marramendëse.