Vazhdon të rëndohet situata me COVID-19 në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), vetëm brenda 24 orëve kanë vdekur 20 persona të infektuar nga COVID-19.
30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.525.