Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Kosova Post.
Rastet janë në Prishtinë, Kamenicë, Dragash dhe Gjakovë.
Prishtinë 11.08.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (babain e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.
Dragash 11.08.2021 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.08.2021 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit pas intervistimit palët lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/