Asambleisti i VV, Selman Sokoli, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qeverisjen lokale të udhëhequr nga PDK në Prizren, shkruan KosovaPost.
“Partia Demokratike “brengoset” shumë për qytetarët kur është në opozitë, sikurse tani në nivel nacional, por në pushtet ajo e vazhdon avazin e vjetër duke mos u kujdesur që taksat e qytetarëve t’i shpezoj me kujdes dhe transparencë, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Darka e kryetarit te Komunës së Prizrenit
Partia Demokratike “brengoset” shumë për qytetarët kur është në opozitë, sikurse tani në nivel nacional, por në pushtet ajo e vazhdon avazin e vjetër duke mos u kujdesur që taksat e qytetarëve t’i shpezoj me kujdes dhe transparencë.
PDK-në e ish pushtetit nacional, jemi duke e parë në pushtetin lokal në Prizren dhe jo vetëm, ku nuk ka transparencë, llogaridhënie, madje sipas shoqërisë civile në qytet janë mbyllur tejmase, vetëm e vetëm për të katapultu në institucione klanet e saj.
Partia që qet lot krokodili për popullin e Kosovës, taskat e tyre i shpenzon në dreka e darka për strukturat e saj partiake.
Kam mundur të viej deri te fatura e darkës së kryetarit të Komunës së Prizrenit me strukturat e partisë së tij dhe është e papranueshme që të hargjohen financat publike në këtë formë, sidomos tani kur jemi në situata të paqëndrueshme të çmimeve të shportës bazë të qytetarëve.