Vetëvendosje: Kryeministër ndalni ‘plaçkitjet’ në Telekomin e Kosovës (Video)

Vetëvendosje: Kryeministër ndalni ‘plaçkitjet’ në Telekomin e Kosovës (Video)

Ekspertë të qështjes së eknomisë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mbajtur konferenc për media kushtuar zhvillimeve të fundit të ndërmarrjes publike të Kosovës Telekom, ku u tha se premtimet e kryeministrit Haradinaj, që me ardhjen e Gent Begollit, si kryeshef, Telekomi do ta tejkalojë krizen, por në fakt gjendja e saj vetëm sa ka shkuar duke u keqësuar edhe më shumë, raporton Kosova Post.

Me këtë rast, Antarë i komitetit për sherbime elektronike dhe postar, Fatban Bunjaku, tha se Telekomi i Kosovës është duke shkuar drejt një dështimi duke pasur parasysh që në Telekomin e Kosovës po vazhdojnë punësimet e militantëve partiak.

“Qeveria mbrapa syve të publikut po tenton që në një formë të msheft të glaboroj Telekomin. Telekomi merr vendim që të sponzorizoj një klub me 600 mijë euro. I emëron në detyra kyqe tre persona nga AAK nga NISMA dhe gruan e deputetit të Lushtakut. Për fat të keq megaskandalet vazhdojn të mbesin. Sipas ministrit Valdrin Lluka, e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Telekomin është privatizimi i saj, por sipas tij nuk ka kompani të interesuara, ndërsa ne kemi gjetur që ka kompani që janë të interesuara për Telekomin”, tha Bunjaku.

Ndërsa Salem Lapaj, tha se kryeministri i vendit nuk është interesuar ta zgjidh krizen në Telekomin e Kosovës, por përkundrazi në këtë kompani kanë vazhduar të punësohen njerëz të afërt dhe se ende kjo kompani ka mbetur pa zot shtëpi ndërsa ushtruesi i detyrës Trim Musliu, i ka ndarë 300 mijë euro për lancimin e filmit të tij.

“Kryeshefi ekzektuiv i Telekomit nuk është emëruar ende ndërsa ushtrues detyre është Trim Musliu, një producent filmi, i cili për  filmin e tij i ka ndarë 300 mij euro. Pra për momentit Telekomi është pa zot shtëpie. Qeveria nuk është e interesuar ta zgjidh krizen në Telekomin e Kosovës. Por, pënkundrazi kryeministri e thelloi atë duke punësuar persona të afërt”, u shpreh Lapaj, duke i bërë thirrje me tutje qeverisë që në këtë mënyrë nuk shkohet drejt zgjidhjes së problemit të Telekomit.

VV akuzon Qeverinë Haradinaj për bankrotimin e PTK-së: T’i ndal punësimet e militantëve partiak

VV akuzon Qeverinë Haradinaj për bankrotimin e PTK-së: T’i ndal punësimet e militantëve partiak

Posted by KosovaPost.net on Tuesday, December 4, 2018

“Kryeminister me veprime të tilla Telekomi i Kosovës nuk mund të dal nga kriza, ju bëjme thirrje që ta ndalni plaqkitjen e Telekomit. Mirëpo ju keni heshtur dhe në Telekomi e Kosovës kanë vazhduar punësimet e militantëve partiak. Telekomi do të qëndroj ndërsa ju do të shkoni dhe ju një ditë do të jepni përgjegjësi para institucioneve përgjegjëse”, tha Lapaj, raporton Kosova Post.