‘Vetura legjendare’ zbulohen në një ‘bunker’ në Gjeorgji (Foto)

Lexo Edhe:

Koleksioni përbëhet nga modele të shumta Mercedes dhe BMW nga 50 vitet e fundit, por edhe vetura me simbolin Porsche, Maybach …

Ndër makinat, fotot e të cilave u postuan në faqen GTboard të Facebook janë shembuj të BMW M3 e30, M3 e36, M5 e34, Mercedes E500 W124, Lancia Delta HF Integrale dhe shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Automjetet dyshohet se i përkasin një koleksionisti pa emër nga Gjeorgjia dhe “garazhi”, i cili pretendohet se të kujton më shumë një bunker betoni, ndodhet në kryeqytetin e vendit, Tbilisi.

   

Edhe pse makinat në foto janë të mbuluara nga një shtresë pluhuri, duket se ato janë mjaft të ruajtura dhe se u duhet vetëm një larje e mirë për të shkëlqyer me shkëlqim të plotë.

Gjithashtu thuhet se automjetet kanë të kaluata  pak, dhe disa prej tyre i përkasin serive të kufizuara, kështu që ato kanë një vlerë të madhe në tregun e koleksionistëve. /Telegrafi/

      

 

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika