Një autobus me tabela të Kosovës, teksa po kthehej nga Shëngjini në Kosovë, është ndaluar në autostradë nga një veturë me tabela të Shqipërisë.
Personat që ishin në veturë kanë filluar me fyerje dhe sharje dhe më pas edhe kanë sulmuar fizikisht shoferin.
Gazetarja e tëvë1 ishte prezente, ku ka realizuar edhe një video teksa shihen pjesë nga kjo skenë e tmerrshme.
Të gjithë udhëtarët kanë qenë të shqetësuar si shkak i ngjarjes që ndodhi. Shoferi ka pësuar lëndime dhe për këtë është informuar edhe Policia e Shqipërisë.
E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve në rrugë ku më pas vetura me tabela shqiptare ndalet para autobusit.