Një shofer “i papërgjegjshëm” është raportuar nga një qytetar, duke i dokumentuar me fotografi shkeljet flagrante të rregullave të komunikacionit, që ai i ka bërë shkruan Kosova Post.
Sipas qytetarit, i cili i ka dërguar fotografitë në adresën e agjencisë sonë të lajmeve, rasti ka ndodhur në Breg të Diellit, sot gjatë mesditës.
Sipas ankuesit, shoferi i papërgjegjshëm, përveç që e ka tejkaluar kolonën, është futur në rrugën tjetër në kohën kur në semafor ka qenë e ndezur drita e kuqe. Për më keq, sipas tij, shoferi është futur në një rrugë njëkahëshe.
Për më shumë, shihni fotot: