E përditshmja malazeze “Vijesti”, e ka quajtur rënien e pritur të qeverisë në Malin e Zi, si martesë të shkurtër, me fund të hidhur.
Kjo, për faktin se ekzekutivi po bie pikërisht falë nismës së njeriut të dytë të qeverisë, zv/kryeministrit, Dritan Abazoviq, i cili me lëvizjen qytetare “URA” që e drejton dhe me partitë opozitare kërkoi mocion mosbesimi për kabinetin e Zdravko Krivokapiqit.