Në një postim në llogarinë zyrtare në Twitter të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vendi ynë është inkurajuar edhe më shumë, në kuptimin e përpjekjeve për trajtimin në mënyrë të drejtë të viktimave të dhunës seksuale, shkruan Kosova Post.
“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për ndarjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike” – thuhet në postimin e ambasadës.
All victims deserve justice. We commend Kosovo’s commitment to delivering justice for victims of wartime sexual violence. Time to redouble efforts and hold all perpetrators accountable, regardless of background, ethnicity, or political connections. #MoreJustice pic.twitter.com/S9S38hkthV
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 12, 2021