Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se në muajin maj të këtij viti do të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas Vitisë, këto punime do ta transferojnë rrënjësisht këtë klinikë, shkruan teve1.info.
Madje ai tha se bashkë me pajisjet bashkëkohore, shërbimin e stafit mjekësor po i japim jetë reformave të pakthyeshme klinikë për klinikë.
“Në maj përfundohen punimet që transformojnë rrënjësisht Klinikën e Onkologjisë Renovim e riorganizim i hapësirave: rritja e kapaciteteve nga 45 në 95 shtretër për pacientë. Vendosja e ventilimit qendror. Ambiente me cilësi të lartë për pacientët. Organizimi për pritjen dhe rrjedhën e pritjes së pacientëve. Dixhitalizim të proceseve nga pranimi deri në përfundimin e shërbimeve. Bashkë me pajisjet bashkëkohore, shërbimin e stafit mjekësor po i japim jetë reformave të pakthyeshme klinikë për klinikë”, tha Vitia në Facebook./t