Kandidatët për kryetar të Prishtinës, janë përplasur sërish në Debat Përnime, kësaj radhe në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se i ka të sigurta informacionet që Ramës po ia financojnë fushatën “ndërtuesit që e kanë degraduar Prishtinën ndër vite”.
“Nga informatat që qarkullojnë në qytet dhe që është e sigurtë, financuesit kryesor edhe të fushatës suaj janë financuesit, ndërtuesit të cilët e kanë degraduar komunën e Prishtinës për të gjitha këto vite”, i tha Vitia, Ramës.

Kurse kundërkandidati nga LDK-ja, Përparim Rama tha se financuesi kryesor i fushatës është ai vetë.“Me gjithë respektin z. Vitia, financuesi kryesor i fushatës sime jam unë vet, pra nuk më vyen askush ta financoj fushatën time”, tha Rama.