Sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, bashkë me një delegacion shoqërues, transmeton KosovaPost.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim Presidentin Michel, njofton Zyra për Informim e Presidentes Osmani.
Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.
Në orën 11:00, Osmani dhe Michel do të mbajnë konferencë për media.
Policia e Kosovës është përkujdesur për përcjelljen e eskortës së Michel gjatë mbërritjes së tij në Kosovë dhe ka njoftuar se të njëjtën do ta bëjë edhe pas përfundimit të vizitës.