Një grua ka raportuar se nusja e djalit ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 16.02.2024 në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.