Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë për t’u vetdeklaruar i fajshëm apo i pafajshëm, përcjell Kosova Post.
Pas kësaj seance, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.
Klinaku mbështeti refuzimin e Nasim Haradinajt për pjesëmarrjen në seancë, ai komentoi edhe vendimin e Prokurorit Special për mos dhënien e materialeve të nxjerra nga OVL.
“Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike”, shkroi Klinaku në facebook.
Postimi i plotë
Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike.
Shumë mirë që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj refuzuan pjesëmarrjen në seancë.