Ish presidentja, përkatësisht Kryetarja e Listës “Guxo” Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima.
Osmani në shkrimin e saj tha se sot jemi të trishtuar sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe.
“Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!”
Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima.
Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime.
Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!
Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!