Me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Kosovës, në adresë të Vjosa Osmanit kanë arritur një numër i madh urimesh brenda dhe jashtë vendit, shkruan Kosova Post.
Kryetari i SDA-së (Democratic Action Party of Sanjak), Sulejman Ugljanin, i ka dërguar letër urimi presidentes Osmani.
Kjo është letra e plotë:
E nderuar Presidente Osmani-Sadriu,
Në emër të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës.
Sot, Republika e Kosovës është një shtet modern dhe demokratik, një oazë e bashkëjetesës shumëkombëshe, shumëkonfesionale dhe multikulturore të popujve, feve dhe kulturave të ndryshme.
Zgjedhja juaj si Presidente e Republikës së Kosovës është një konfirmim tjetër i vendosmërisë së shoqërisë kosovare për të qenë një faktor pozitiv i stabilitetit në Ballkan.
Me këtë, ju uroj të gjitha të mirat dhe shumë suksese në punën tuaj të ardhshme.
Me respekt
Kryetari: Sulejman Ugljanin