Raportet nga atje flasin për një eskalim të situatës, ndërsa raportohet për disa të vrarë e të plagosur, transmeton Kosova Post.
Sipas raportimeve, ithtarë të Hezbollahut janë mbledhur kundër gjykatësit që po e heton çështjen rreth shpërthimit në portin e Bejrutit.
Al Jazeera shkruan se qindra mbështetës dhe aleatë të të veshur me të zeza u mblodhën para Pallatit të Drejtësisë në Bejrut, duke kërkuar heqjen e gjykatësit Tarek Bitar nga çështja në fjalë.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe të shtëna, ku raportohet për 5 të vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur.
More video here, seems that they're using AKM(S) as is usual. Apparently main suspect is LF for opening fire.pic.twitter.com/Lwwrx4fJSJ
— Cᴀʟɪʙʀᴇ Oʙsᴄᴜʀᴀ 🍂 (@CalibreObscura) October 14, 2021