Shkruan: Alketa Gjoni

Vuçiç, në Mitrovicë ju  pret me “lutje” hafiz Arif Efendi

“Synimi im është që të fitojë Serbia”, është shprehur kështu në vizitën e tij në Mitrovicë presindenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Me këtë synim edhe në vitin 1914 në Mitrovicën e gjendur nën sundimin e Serbisë, për ushtrinë serbe mblidheshin “vullnetarë” muslimanë. Në fakt ata nuk shkonin me dëshirë por merreshin me forcë për t”iu bashkuar ushtrisë serbe dhe çfarë është më interesante muftinjtë e xhamive urdhëroheshin që të bënin dua me xhemat që ushtria serbe të dilte fitimtare.

Doç. Dr. Hasip SAYGILI pedagog pranë  Universitetit “Fatih Sulltan Mehmet” në Stamboll , i ardhur me detyrë si oficer në Prizren në vitin 2007 përfqsues i Kreut të Delegacionit Turk në Prishtinë në vitin 2010, në intervistën e tij dhënë për Tv Akit, sjellë në kujtesë historinë  e një imami xhamie në Mitrovicë.

Profesori kujton me dhimbje por në të njëjtën kohë dhe me krenari heroizmin e hafiz Arif Efendit i cili edhe pse e dinte rrezikun që e priste kundërshton këtë urdhër duke thënë “Te ndihmosh një shtet të huaj si Serbia, nuk është e denjë për besimin tonë”. Ngaqë foli këtë brenda në xhami trupin e tij e copëzuan dhe e hodhën në  Ibër.

Vuçiç lumi Ibër nuk ka shteruar, nuk kanë shteruar as imamët e Kosovës. Kështu që edhe ju njësoj si gjyshërit tuaj mos shpresoni për “Amin” nga shqipëtarët.

Related Posts

You may also like

Thaçi heq dilemat: Unë flej si ‘qingj’ sepse nuk jam në rrugë të gabuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka hekur