Pas kësaj ai ka filluar të shpalos kronologjinë e ngjarjeve, sipas versionit të tij, sipas të cilit rreth orës 2h 46m, një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjska në veri të Kosovës, pastaj vjen policia e Kosovës duke tentuar t’i heq ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt – nga ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos. Në ora 08:57 u mbyllën vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, dhe pastaj vazhduan përleshjet. Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se katër komuna serbe ishin zonë e një operacioni antiterrorist”.
Dhe pas kësaj, ai ka filluar të luajë rolin e viktimës.
“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftën me NATO-n”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Deklaratat e tij vijnë pasi që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetëra pelegrinë.
Pas kësaj, siç ishte bërë e ditur më herët, ata kanë shoqëruar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë.
Ndërkohë ishte raportuar se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.
Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.
Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.